Sipas informacioneve, djali është sjellë dje në spitalin e Prilepit pa shenja jete.
“Më 12.03.2026 në orën 17:55, në Departamentin e Policisë së Manastirit është raportuar se A.I. (20) nga fshati Sazhdevo, rajoni i Krushevës, është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit pa shenja jete. Sipas raportit, ai është goditur nga rryma elektrike, pas së cilës ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë”, njoftoi policia e Prilepit.
Inspektimi është kryer nga ekipi i inspektimit i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Prilepit.

