Derivatet e naftës me çmime të reja
Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka vendosur që të lirohen çmimet e derivateve të naftës. Çmimet e EUROSUPER BS-95 dhe Vajit Ekstra të lehtë për Amvisëri do të lirohen për 1,00 denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-98 dhe lirohet për 1.50 denarë.
Çmim i i dizelit lirohet për gjysmë denarë, përcjell SHENJA.
Sipas vendimit, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 70,50 denarë. Një litër EUROSUPER BS-98 do të shitet për 72,00 denarë.
Një litër EURODIZEL do të kushtojë 61,50 denarë, ndërsa një litër Vaj Ekstra i Lehtë për Amvisëri do të shitet për 61,00 denarë.