Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka shtruar sonte iftar për gratë e Departamentit të Grave të Bashkësisë Islame të Kosovës.
“Me shumë kënaqësi sonte mora pjesë në iftarin e shtruar nga Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu për gratë e Departamentit të Grave të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Sofra e iftarit mbetet një moment i veçantë që na bashkon dhe na kujton vlerat e Ramazanit, mirësinë, solidaritetin dhe afërsinë mes njerëzve”, ka shkruar deputetja Arjeta Fejza, e cila ishte prezente në këtë Iftar.

