Burri që u mbyt në det në Velipojë është nga Kosova
Pushimet në këto javë të fundit të muajit gusht kanë përfunduar në tragjedi për tre persona.
Dy burra nga Maqedonia e Veriut janë mbytur këtë ditë të diele në plazhin e Spillesë dhe një turist tjetër nga Kosova është mbytur në plazhin e Velipojës.
Sipas informacioneve të deritanishme “TopChannel” ka njoftuar se personi i mbytur sot në plazhin e Velipojës është shtetas i Kosovës.
“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.