Kryeministri Hristijan Mickoski, pas takimit të ka zhvilluar me përfaqësuesit e marketeve të mëdha tha se janë duke e ndjekur në mënyrë aktive situatën dhe se nuk do të lejohet devijime apo përfitime të padrejta.
Sipas tij, kjo nuk do të thotë se shteti do të ndërhyjë në treg pa arsye.
“Por shteti gjithashtu nuk do të qëndrojë anash nëse krijohet presion real ndaj qytetarëve pa bazë objektive. Me përfaqësuesit e marketeve u dakorduam se duhet të ketë çmime të drejta për produktet dhe se nuk duhet të ketë rritje të re të çmimeve. Do të vazhdojmë ta monitorojmë situatën dhe të ndërhyjmë nëse është e nevojshme. Më i rëndësishëm është interesi i qytetarëve”, shtoi Mickoski.

