Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi këtë të mërkurë gjatë një fjalimi në Parlamentin turk se përshkallëzimi i konfliktit në rajon rrezikon të ketë pasoja të rënda dhe bëri thirrje për përfundimin e luftës para se ajo të shkatërrojë plotësisht rajonin, transmeton Zyrtare.

Erdogan theksoi se embargoja ekonomike dhe kushtet e rënda të jetesës tashmë po ndikojnë në popullatën iraniane, duke shtuar se qytetarët në Iran po përpiqen të mbijetojnë çdo ditë mes bombardimeve të vazhdueshme.

Sipas tij, Turqia nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj krizave në rajon dhe nuk do t’u kthejë shpinën aleatëve dhe popujve miq në kohë të vështira.

Presidenti turk gjithashtu nënvizoi se Ankaraja po vazhdon përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve, duke punuar me durim për rikthimin e palëve në tryezën e negociatave dhe për ringjalljen e procesit diplomatik./Zyrtare.net/

sqShqip