Filipçe: Për momentin nuk ka nevojë për karantinë të plotë të Tetovës dhe Gostivarit
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se është shqyrtuar me kolegët dhe një pjese të ekspertëve edhe mundësia e futjes në karantinë të qyteteve si Tetova dhe Gostivari, megjithatë u shpreh se një masë e tillë do të ishte shumë e ashpër dhe e panevojshme për momentin dhe se kjo nuk do ta pengonte përhapjen e virusit. Filipçe megjithatë tha se qëndrim i Ministrisë së Shëndetësisë mbetet imunizimi i popullatës, ndërkohë që theksoi se përqindja e imunizimit të popullatës në rajonin e Pollogut është më i ulët.
“Ne e shqyrtuam me kolegët dhe një pjesë e ekspertëve edhe këtë çështje, por kjo masë do të ishte shumë e ashpër, andaj po e vëmë aksentin tek vaksinimi”, tha Filipçe.
Filipçe paralajmëron hapjen e serishme për vaksinim të sallës Boris Trajkovski.
“Do të ketë afro 20 vende ku do të mund të jepen vaksina. Kjo do të shkarkoj pak pikat e tjera të vaksinimit”, tha Filipçe duke shtuar se Vaksina është shpëtimi i vetëm nga koronavirusi.