April 30, 2024
Maqedoni

Australia këshillon qytetarët të mos udhëtohet në Maqedoni, përmenden edhe sulmet e mundshme terroriste

Australia u rekomandon qytetarëve të mos udhëtohet në Maqedoni për shkak të coronavirusit, zjarreve, ajrit të ndotur dhe sulmeve të mundshme terroriste.

Maqedonia është shënuar si vend me rrezik të lartë nga coronavirusi. Këtë rekomandim e thotë faqja australiane “Smart Travel”. Nëse dikush vendos të udhëtojë, ka rekomandime se çfarë duhet të bëhet dhe si duhet të sillen qytetarët e Australisë.

“Mund të ketë protesta qytetare që mund të çojnë në dhunë. Shmangni ato. Mund të ketë edhe sulme terroriste, madje edhe në vende ku ka shtetas të huaj. Mund të ketë vjedhje të vogla në aeroport ose në qytetet më të mëdha. Keni kujdes te valixhet dhe xhepat. Gjatë verës ka shumë zjarre në gjithë vendin, ndërsa gjatë dimrit ka problem me borën dhe akullin. Ndotja e ajrit është problem i madh në vend dhe nëse keni problem me frymëmarrjen këshillohuni me mjekun para udhëtimit”, thuhet në faqen australiane.

Për rekomandimet e coronavirus, është theksuar se kufijtë janë hapur për qytetarët dhe se duhet të kenë kujdes në kufijtë e vendeve të tjera që duhet të dalin ose hynë nga Maqedonia.