Sot (12.09.2025), me urdhër gjykate, policët nga SPB e l Kumanovës kryen bastisje në shtëpitë e personave D.H. (47) dhe D.G. (51), të dy nga Kumanova, si dhe në ambientet e personit juridik pronë e D.G., në lidhje me nenin 149 dhe nenin 152 të Kodit Penal. Konkretisht, duke vepruar në bazë të video-incizimeve të publikuara në rrjetet sociale, të regjistruara me dron në fillim të gushtit, ku ndërtesa e Sektorit të Punëve të Brendshme të Kumanovës, automjetet zyrtare, si dhe sigurimi fizik i një ngjarjeje me rastin e festës së 2 gushtit janë filmuar pa autorizim, dhe për shkak të bazave të dyshimit te D.H. dhe D.G. Janë kryer bastisjet. Përveç kësaj, në shtëpinë e D.H. u gjetën një dron, gjashtë plumba dhe disa akte noteriale dhe dokumentacion, të cilat do të jenë objekt i procedurave të mëtejshme, ndërsa te shtëpia e D.G. u gjetën 14 dronë.

Të dy burrat u intervistuan në stacionin policor dhe po punohet për sqarimin e rastit, pas së cilës do të ngrihet një raport përkatës.

sqShqip