I dërguari i posaçëm i Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Grenell shkruan se Osmani po gënjen dhe se ekipi Kurti-Osmani është një katastrofë.

Sipas tij deklaratat e Osmanit për administratën Trump janë për mbijetesën e saj politike.

“Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, shkruan ai ndërsa bashkëngjitur është deklarata e Osmanit.

Artikulli ku ka reaguar Grenell shkruan se Osmani tha se administrata Trump 2 është administrata amerikane më pro-Kosovës që nga Bush, kur Kosova shpalli pavarësinë.

" "

Më tej shkruhet se Osmani tha se administrata Biden kishte kërkuar vazhdimisht lëshime nga Kosova në bisedimet me Serbinë, ndërsa administrata Trump mbështet sovranitetin, integritetin territorial dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO pa lëshime.

“Duke folur për takimin e saj me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Osmani tha se ata diskutuan: – Krijimin e një plani konkret për njohjen e Kosovës nga vendet që nuk e njohin – Ndihmën për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Osmani e quajti gjithashtu pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes një arritje të madhe, duke thënë se udhëheqësit nga vendet që nuk e kanë njohur i thanë asaj se tani mund të marrin në konsideratë njohjen e Kosovës. Osmani shtoi se e gjithë kjo u arrit me 0 para të shpenzuara për lobim”, shkruhet në artikull.

sqShqip