Maqedoni

Gashi apel diasporës: Vazhdoni me regjistrimin!

Të dashur mërgimtarë, ndonëse partitë maqedonase, të ndihmuara edhe nga ato shqiptare në pushtet, kanë bërë çmos që regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut të dështojë, megjithatë mundësia për regjistrim online vazhdon. Prandaj unë dua t’ju lus që ta merrni me seriozitetin më të lartë këtë çështje. Bisedoni në komunitetet tuaja, në familjet e në shoqërinë tuaj të afërt, që mos të mbetet askush i paregjistruar. Në kushtet shtetërore në të cilat jemi detyruar të jetojmë përqindja jonë nënkupton garantim të të drejtave etnike dhe vazhdimësi të tyre.
Siç e dini tashmë, ne gjatë kësaj vere ia dolëm ta miratojmë Ligjin për shtetësi, duke vendosur po ashtu një gur të rëndësishëm të pranisë sonë në këtë shtet. Andaj, ju lutem që edhe me regjistrimin të jemi njësoj të angazhuar, që ta korrim edhe këtë fitore.
Paçi shëndet e mirëqenie në familjet tuaja dhe na priftë e mbara të gjithëve!

Afrim Gashi