Foto: MPB
Një profesor pesëdhjetë e dy vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi u raportua për ngacmim të një nxënëseje 18-vjeçare, nga e cila ka kërkuar të kryenij marrëdhënie seksuale, njoftoi MPB.
Sipas informacioneve nga policia, ai punonte në një shkollë të mesme në zonën e Qendrës dhe u arrestua dje pasdite.
Siç raportohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, mësuesi e ngacmoi nxënësen dhe bëri kërkesa për marrëdhënie intime midis 25 shkurtit dhe 2 marsit.
Pas raportimit, oficerët e policisë nga SVR Shkupi e arrestuan atë dje në orën 5:30 pasdite.
Policia informon se pasi të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht rasti, do të ngrihen kallëzim penal përkatëse kundër tij./lideri

