Kryetari i deritanishëm i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, konfirmoi se brenda koalicionit VLEN janë zgjidhur dilemat dhe se ai bashkë me Bilall Kasamin do të jenë bashkëkryetarë.
Si mysafir në Tv Alsat, Mexhiti ka theksuar se subjekti do të funksionojë me konsensus, e jo në mënyrë autoritare dhe konfirmoi se Bekim Sali do të jetë sekretar i përgjithshëm, kurse Bekim Qoku nënkryetar.

Një emër që ende mbetet në pikëpyetje është nënkryetari i VLEN-it nga radhët e ASH brenda këtij koalicioni. Sipas Mexhitit vendimin do ta sjellë vetë subjekti, mes deputetëve Ilir Demiri dhe Mimoza Musa./Lideri

sqShqip