Kolumna

BUSHI: PAQE PO, por përkulje para “branitellave” ASNJËHERË jo

Disa qarqe të dyshimta anti kombëtare paskan reaguar ndaj Komandantit të Brigadës 114 të UÇK-së Nazim Bushi, duke fyer dhe duke gënjyer opinionin se gjoja ai qenka përkulur apo edhe paska vendosur kurorë lulesh për “branitellat” e vitit 2001.

Shkruan: Qerim Bushi, djali i komandantit të brigadës 114 Fadil Nimani-Tigri

Të nderuar, kjo është një gënjeshtër dhe një manipulim i pacipë nga disa qarqe të dyshimta. Aty ka pasur ekipe televizive, kamera të tyre dhe fotoreporter të cilët janë dëshmi se Nazim Bushi ka refuzuar të përkulet, ndërsa PLLAKETA jubilare e JO dekorata apo mirënjohje i është dhënë për shkak të përvjetorit të njësitit që u jepet funksionarëve shtetërorë, në fakt e njëjta iu është ndarë edhe miqve tanë ndërkombëtarë, si p.sh. përfaqësuesit të ambasadës amerikane, shtet ky MIK i shqiptarëve dhe garantues i paqes në luftën e vitit 2001.
Në vitin 2001 kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) nuk ishin vetëm njësiti Tigrat, por i gjithë aparati shtetëror, në të cilat sot janë pjesë e tyre edhe SHQIPTARËT, që me shumë përgjegjësi ushtrojnë këto funksione me qëllim që t’na shërbejnë neve si shqiptarë, por edhe të tjerëve që jetojnë në RMV. Është temë e ndjeshme që njëherë e mirë të ndryshojmë opinionin e krijuar se gjoja shqiptarët nuk kanë të drejtë të jenë pjesë e këtij njësiti.
Ua përkujtojë atyre që mundohen të manipulojnë dhe në këtë mënyrë të fyejnë shkronjat e arta të UÇK-së, se kur ishte koha për të luftuar dhe mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, NAZIM BUSHI ishte pjesëmarrës i UÇK-së si dhe një nga themeluesit dhe por dhe KOMANDANT i Brigadës 114 Fadil Nimani-Tigri, por dhe njeriu që u torturua nga regjimi i atëhershëm.
NAZIM BUSHI gjatë vitit 2007 ishte një nga dëshmitarët kryesor në GJYKATËN E HAGËS për të mbrojtur dhe dëshmuar për luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Bushi në mënyrë të drejtpërdrejt para gjithë opinionit vendas, por edhe gjithë botës akuzoi komandantin famëkeq të “branitellave”, ish ministrin e brendshëm Lube Boshkovski si dhe Johan Tarqullovskin se kanë kryer krime ndaj njerëzimit, përkatësisht ndaj shqiptarëve.

PAQE PO, por përkulje para tyre ASNJËHER!!!

Respekt invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së,

PËRKULJE DHE LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT.