Shkruan Azir Aliu:
Në politikë mund të hasen dy lloje zhurmash. E para është e natyrshme, kur njerëz tëndryshëm, me biografi dhe temperamente të ndryshme, përpiqen të ndërtojnë një vijë tëpërbashkët të lëvizjes dhe zhvillimit politik. E dyta është zhurmë e qëllimshme, e prodhuarpër të fshehur thelbin. Këto ditë po shohim përpjekje që VLEN të paraqitet si njëkonstruksion i paqëndrueshëm dhe si një aleancë e përkohshme, që do të shpërbëhet nëkthesën e parë. Ky narrativ nuk është ndërtuar rastësisht; ai është produkt i një strukture që, në pafuqinë dhe mungesën e ideve, nuk ka çfarë tjetër të ofrojë përveç manipulimit, dyshimeve dhe mjegullës politike.
Prandaj unë besoj, dhe kjo është një mesazh që e përsëris si parim politik, se në VLEN ideja e bashkimit është më e fortë se ideja e përçarjes. Jo sepse të gjithë jemi të njëjtë, por sepse e njohim mjaft mirë historinë e gabimeve tona. Sa herë që potenciali politik shqiptar ështëcopëzuar, rezultati ka qenë fuqi më e vogël negociuese, më pak siguri institucionale dhe mëshumë hapësirë për klientelizëm, qendra paralele, shantazhe dhe marrëveshje, çmimin e tëcilave në fund e paguajnë qytetarët.
Kur them se VLEN do të bëhet shtëpi politike, nuk mendoj për një metaforë romantike qëofron strehim psikologjik. Shtëpia në politikë është institucion; ajo ka rregulla, përgjegjësidhe një kulturë të ndërtuar vendimmarrjeje. Shtëpia ka një kod vlerash që vlen edhe kur ështëvështirë, jo vetëm kur është lehtë. Një koalicion mund të krijohet për zgjedhje, por një shtëpipolitike ndërtohet për më shumë se një gjeneratë. Këtu qëndron dallimi thelbësor: proceset polargohen nga logjika e “mbledhur bashkë” dhe po lëvizin drejt logjikës së “ndërtuar bashkë”. Procesi i konsolidimit që po zhvillohet nuk mund të shihet si një ushtrim teknik, por si çështjee pjekurisë politike.
Një nga cilësitë më pak të kuptuara, por ndër më të rëndësishmet të VLEN-it, është modeli i decentralizuar i udhëheqjes. Në skenën tonë politike për një kohë të gjatë ka dominuar modeli“një njeri – një komandë”, pra disiplinë vertikale, privatizim i përfaqësimit nga lideri, vendimmarrje e centralizuar dhe kulturë partiake ku mendimi ndryshe trajtohet si tradhti. VLEN ecën në një rrugë tjetër. Te ne decentralizimi nuk është shprehje e kaosit; ai ështëshenjë e një arkitekture të ndërtuar mbi besimin, ku kapaciteti politik shpërndahet në disaqendra përgjegjësie dhe jo në një zyrë të vetme. Bëhet fjalë për demokraci të brendshmepartiake në kuptimin evropian: debat që prodhon sintezë, dallim që kthehet në konsensus dhevendimmarrje që legjitimohet përmes organeve partiake, e jo përmes përmbushjes sëdëshirave individuale.
Në partitë e pjekura evropiane, forca nuk matet me atë sa i zhurmshëm është qendra, por meatë sa funksional është sistemi. Kur ke decentralizim, ke edhe korrigjim: asnjë grup nukmund ta robërojë subjektin, asnjë ego nuk mund të bëhet rregull, asnjë vendim nuk mund tëimponohet pa debat politik. Kjo është shenjë e pjekurisë politike dhe pikërisht për këtë arsyeky decentralizim i nervozon më së shumti ata që janë mësuar me monopol. Sigurisht, decentralizimi sjell edhe dukshmëri më të madhe publike të debateve, dhe në kushtet tona kjolehtësisht shndërrohet në manipulim. Por në realitet, kjo është cilësi evropiane e kulturëspartiake: e një partie që nuk ka frikë nga diskutimi, sepse e përdor atë për t’u bërë më e mirë. Dallimi qëndron te rezultati përfundimtar i këtij diskutimi: ai përfundon me marrëveshje dheqëndrim unik, jo me shpërbërje.
Këtu arrijmë edhe te kritika ndaj BDI-së, një kritikë që duhet të jetë e argumentuar. Për viteme radhë, BDI e ndërtoi legjitimitetin e saj mbi pretendimin e ekskluzivitetit në përfaqësimine shqiptarëve. Por monopoli nuk është vetëm kategori politike; ai është edhe kulturë: “ne jemitë vetmit”, “pa ne nuk ka stabilitet”, “nëse nuk jemi ne, do të ketë kaos”. Dhe kur një partijeton për vite të tëra nga një narrativ i tillë, është e natyrshme që do të përpiqet ta ruajë atëpërmes frikës, ndarjeve, helmimit mediatik dhe përmes përpjekjeve për të krijuar linjaparalele brenda çdo alternative të re të zërit politik shqiptar.
Prandaj sot shohim konstrukte manipulative për përçarjen e VLEN-it. Kjo nuk ndodh sepseata janë vërtet të interesuar për demokracinë tonë të brendshme, por sepse po humbinmekanizmat me të cilët për një kohë të gjatë kanë menaxhuar emocionin politik shqiptar. Kurnuk ka monopol, nuk ka as shantazh; dhe kur nuk ka shantazh, atëherë duhen rezultate. Pikërisht kjo është arsyeja pse strukturat e vjetra dhe të konsumuara historikisht bëhennervoze. BDI dëshiron që shqiptarët të besojnë se çdo përpjekje për një arkitekturë të re ështëe përkohshme, sepse përkohshmëria e rikthen varësinë. Ndërsa VLEN pikërisht këtë e thyen: varësinë nga një qendër e vetme politike, tashmë e delegjitimuar.
Në momente të tilla duhet thënë edhe diçka parimore për ata që përpiqen ta mbajnë politikënnë një gjendje të përhershme paqartësie. Unë nuk kam nevojë të hyj në kualifikime personale. Por si parim politik dhe si mesazh për elektoratin shqiptar, duhet të bëhet e qartë kjo vijëndarëse: politika nuk është markë personale që ripozicionohet sipas konjukturës së interesitindividual; përkundrazi, politika është përgjegjësi kolektive. Kur dikush lëviz vazhdimishtmidis qëndrimeve, aleancave dhe dyerve politike që nuk i mbyll kurrë plotësisht, mund tëkrijojë përshtypjen e pragmatizmit. Por në të vërtetë, ndërsa minon vijën kolektive, ai ushqenkonfuzionin. Në një kohë kur shqiptarët duhet të konsolidohen rreth parimeve dhestandardeve evropiane, çdo politikë që reduktohet në taktikë personale dhe jo në institucionkolektiv, është hap pas.
Unë e respektoj konkurrencën politike, por nuk e respektoj zakonin politik për të luajtur nëdisa anë, ndërkohë që qytetarëve u kërkohet të jenë besnikë vetëm ndaj njërës. Elektoratishqiptar meriton sinqeritet në raport me të; meriton qartësi se kush është me idenë e pjekurisëinstitucionale dhe bashkimit, dhe kush është me idenë se gjithmonë duhet të ekzistojë njërezervë, një alternativë e alternativës. Ky stil politike mund të jetë komod për individin, porështë shumë i kushtueshëm për popullin. Shqiptarët nuk duhet të instrumentalizohen si publiki manovrave politike; ata duhet të jenë bartës të pjekurisë politike, të një besëlidhjeje ndajparimeve, e jo ndaj momentit.
Për shqiptarët në Maqedoni, vlerat nuk janë luks; ato janë nevojë historike. Dinjiteti ndërtohetpërmes institucioneve, standardeve dhe rregullave të barabarta. Prandaj VLEN mbart idenë e orientimit evropian: sundim të ligjit, institucione funksionale, merit-sistem dhe tolerancë zerondaj keqpërdorimit të pushtetit publik. Evropa është më shumë se një përcaktim gjeografik; ajo është metodë: si zgjidhen kuadrot, si maten rezultatet, si ndëshkohet korrupsioni, simbrohet interesi publik, si krijohet besimi. Dhe pikërisht këtu ndihet rezistenca më e madhe e strukturave të vjetra, sepse metoda evropiane nuk u përshtatet sistemeve që jetojnë nga lidhjetpersonale dhe qendrat joformale të pushtetit.
Historia politike shqiptare në këto hapësira është histori e luftës për dukshmëri, njohje dhepranim, për barazi dhe dinjitet. Por faza moderne e kësaj historie nuk shkruhet më mesimbole; ajo shkruhet me institucione. Sot, akti më patriotik nuk është të bërtasësh më fort, por të ndërtosh një sistem që funksionon: shkolla të prodhojë dije, spitali të shërojë, gjykatatë japë drejtësi, administrata të ofrojë shërbim. Prandaj VLEN do të jetë shtëpia politike që e përkthen dinjitetin historik në kulturë moderne institucionale. Shqiptarët duan të jenë faktor, dhe kjo nuk arrihet kur je i përçarë dhe lehtësisht i manipulueshëm. Faktor bëhesh kur je i organizuar, i qëndrueshëm dhe i disiplinuar sipas standardeve evropiane.
Më e lehta është të jesh i bashkuar kur gjithçka është e qetë; por më e rëndësishmja është tëmbetesh i bashkuar kur ka presion. Unë jam i bindur se VLEN është më shumë se njëmoment. VLEN është mundësi për të vendosur një normë të re në politikën shqiptare: njëpolitikë me dinjitet pa monopol, me unitet pa frikë, me debat pa kaos dhe meinstitucionalizëm pa klientelizëm. Dhe prandaj e përsëris: ideja e bashkimit është më e fortëse ideja e përçarjes. Sepse vetëm të bashkuar rreth parimeve mund ta shndërrojmë besimin nëforcë. E forca, në demokraci, ka vetëm një kuptim: të sjellë jetë më të mirë për qytetarët dheta bëjë kulturën politike shqiptare evropiane, moderne dhe të denjë për të ardhmen qëkërkojmë.
Azir Aliu

