Gazetari Jonuzi: Opozita dhe Sela dëshmuan pjekuri politike, tani janë lojtar sulmues
Gazetarë dhe opinionistë kanë përshëndetur dhe mirëpritur paralajmërimet për bashkëpunim të mundshëm mes opozitës shqiptare dhe koalicionit më të madh opozitar maqedonas. Një ndër ta, gazetari me përvojë shumë vjeçare, Destan Jonuzi, e ka quajtur këtë veprim pjekuri politike. Një bashkëpunim i tillë sipas Jonuzit, opozitën shqiptare dhe Ziadin Selën i bën lojtar sulmues në skenën politike në vend.
“Opozita shqiptare e udhëhequr nga Ziadin Sela, po tregon pjekurinë e saj politke. Tani e tutje, ajo është bërë “lojëtar” sulmues në skenën politike në Maqedoninë e Veriut. Të drejtë ekskluzive për koalicion me partitë maqedonase nuk ka veç një pjesë e partive shqiptare. Nëse është i mundshëm koalicioni me LSDM-në, atëherë pse mos jetë i mundshëm edhe me VMRO-në?! Fundja është matematik elektorale!”, ka shkruar Jonuzi.