Lajmet e reja

Analizë: Pritet garë e ashpër në zgjedhjet lokale, një votë sa një lirë

Shkup, 19 gusht – Zgjedhjet lokale të tetorit që priten të mbahen në Maqedoninë e Veriut, do të jënë shumë të paqarta se cila parti apo koalicion do ti fitojë ato, pasi dallimi mes tyre është shumë i ngushtë, kështu që në këto zgjedhje lokale “lufta” do të jetë edhe për një votë, pasi ajo do të bëjë dallimin mes fituesit dhe humbësit.

Partitë më të mëdha në vend si në kampin politik maqedonas edhe në atë shqiptar, kanë një dallim shumë të ngusht si në njësitë zgjedhore ashtu edhe në ato lokale, ku në shumë prej tyre dallimin do ta bëjë koalicioni, që nënkupton se ai do të përcaktoj fituesin dhe humbësin e tyre, shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2020 prodhuan një rezultat shumë të ngushtë, ku dallimi mes partisë së parë dhe të dytë ishte vetëm 2 deputet, kurse dallimi mes partisë më të madhe shqiptare dhe të dytës ishte 3 deputet, e që e tërë kjo tregon se sa e pa qartë dhe e pa sigurt do të jetë fitorja apo humbja në një komunë për secilën parti apo koalicion.

Partitë Njësia 1 Njësia 2 Njësia 3 Njësia 4 Njësia 5 Njësia 6
LSDM 34.16 % 31.21 % 42.81 % 46.76 % 36.67 % 19.67 %
VMRO 31.36 % 31.24 % 45.82 % 45.11 % 35.72 % 12.71 %
BDI 12.19 % 14.58 % 2.13 % 0.18 % 14.08 % 30.41 %
ASH-AAA 8.97 % 13.63 % 0.64 0.13 % 6.94 % 27.96 %
Njësia 1 ka gjithësej 9 komuna, nga të cilët 8 udhëhiqen akutalisht nga LSDM apo anëtarët e koalicionit, kurse vetëm një komuna e Sopishtes udhëhiqet nga VMRO. Dallimi mes partive më të mëdha në kampin politik maqedonas është vetëm 2.8 %, kurse në kampin politik shqiptar është 3.22 % në favor të BDI-së që tregon për një dallim shumë të ngusht mes 4 partive kryesore politike në këtë njësi. Nëse bëjmë përllogaritjen në bazë të koalicioneve, atëher në 9 komunat LSDM-BDI ka 46. 35 %, ndërsa koalicioni i supozuar VMRO-ASH-AAA ka 40.33 % të votave, pra një dallim prej 6.02 %.

Njësia 2 ka gjithësej 10 komuna, nga të cilat 9 udhëhiqen nga LSDM apo anëtarët e koalicionit kurse komuna e vetme që udhëhiqet nga një kandidat i pavarur është ai i Çuçer-Sandevës. Dallimi mes LSDM dhe VMRO në këtë njësi është 0.3 % në favor të kësaj të fundit, kurse dallimi mes partive kryesore shqiptare është 0.95 % në favor të BDI-së. Kurse në qoftë se i llogarisim në bazë të koalicioneve atëher LSDM-BDI kanë 45.79 %, ndërsa koalicioni i mundshëm mes VMRO-ASH-AAA do të marrë 44.87 %, që nënkupton se dallimi mes dy koalicioneve është vetëm 0.92 %.