Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në ditët e Epopesë së UÇK-së, ka thënë se në Prekaz u shkrua një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë tonë kombëtare.

“Sot kujtojmë Epopesë e UÇK-së, ditët kur në Prekaz u shkrua një nga kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare.

Qëndresa heroike e Adem Jasharit dhe familjes Jashari ishte mesazhi i fuqishëm se populli shqiptar nuk dorëzohet përballë padrejtësisë.

Nga Prekazi u ngrit zëri i një kombi që kërkonte dinjitet, liri dhe të drejtën për të jetuar i lirë në tokën e vet. Ajo sakrificë u bë themel i shtetit të Kosovës dhe frymëzim për çdo shqiptar.

Lavdi e përjetshme Adem Jasharit, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Kasami.

sqShqip