Shëngjin/ I iku prindërve nga duart, humb jetën 6-vjeçari që e përplasi furgoni
Ka ndërruar jetë në spital, 6-vjeçari i cili u përplas nga furgoni në Shëngjin.
Siç raportohet i mituri është nga Burreli dhe ka ardhur me familjen nga Anglia.
Aksidenti ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Shëngjinit, ku një mjet tip furgon përplasi fëmijën që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar me prindërit dhe në momentin që po kalonin rrugën është shkëputur nga duart. Sipas bluzave të bardha, fëmija ishte në gjendje të rëndë dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia shoqëroi drejtuesin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.