Shqipëri

Shqipëri, identifikohet autori i sulmit me armë në selinë e PD-së

Një person ka mbetur i plagosur brenda një zyre elektorale të PD-së në Kavajë, Shqipëri. Drejt shtetasit Bledi Oshtuni është qëlluar me armë zjarri dhe ai ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes është identifikuar si Ndriçim Jonuzi, por njihet edhe si Ndriçim Tahiri, i lindur në Kavajë, i cili është shpallur në kërkim. Burime nga mediat shqiptare bëjnë me dije se është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit në një vend të BE-së. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje. Në mars 2014 është arrestuar në Kavajë për llogari të krimit të kryer në Itali, dënim që e ka vuajtur në Shqipëri.

Forca të shumta të policisë lokale janë të pranishme pranë zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja dhe kanë ngritur postoblloqe.