ARM njoftoi se më 12 shkurt, si pjesë e një kontrolli të brendshëm, një anëtar i saj u kap me një substancë të dyshimtë, transmeton Lideri.mk.
“Çdo sjellje e pamatur në institucionin tonë është e papranueshme dhe do të sanksionohet. Ushtria është ndërtuar mbi profesionalizëm, disiplinë dhe integritet, dhe nuk ka vend për individë që, me veprimet e tyre, dëmtojnë reputacionin e institucionit”, tha ARM në një deklaratë./Lideri

