Ish-pelivani nga Saraji, Refet Pajaziti, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur pasditen e sotme, njofton Zyrtare.net

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, ndërsa për rrethanat e plota të ngjarjes pritet të dalin detaje shtesë nga autoritetet kompetente.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin sportiv, ku Pajaziti njihej si figurë e respektuar në sportin e mundjes tradicionale.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit./Zyrtare.net

sqShqip