Këngëtari i mirënjohur Mahmut Ferati ka marrë sot një mirënjohje nga Komuna e Tetovës, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga komuna.

Gjatë ceremonisë, Ferati theksoi se kjo është hera e parë që nderohet me një vlerësim institucional nga pushteti lokal në Tetovë, pavarësisht një karriere pesëdekadëshe në skenë.

“50 vite karrierë, asnjë kryetari nuk i ka rënë ndërmend të ma japë një mirënjohje, përveç Bilall Kasamit”, deklaroi ai para të pranishmëve.

Ai falënderoi kryetarin e komunës, Bilall Kasami, për vlerësimin, duke shtuar se ky akt përbën një respekt jo vetëm për të personalisht, por edhe për kontributin e artistëve në jetën kulturore të qytetit.

Ceremonia u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Komunës së Tetovës, ku u ndanë mirënjohje për figura që kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe kulturore.

sqShqip