Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në një konferencë për shtyp bëri publike detaje të reja pas tragjedisë së djeshme në të cilën humbën jetën një nënë dhe vajza e saj në lagjen Karposh.

Më 02.03.2026, rreth orës 14:00, nga një kalimtar i rastësishëm është raportuar se një nënë dhe një vajzë janë hedhur nga një ndërtesë. MPB-ja ka dalë menjëherë në vendngjarje. Ngjarja kishte paraprirje.

Po atë ditë, tha Toshkovski, në orën 12:05, ka pasur një denoncim dhe është zhvilluar bisedë me Ivanën, por ajo ka deklaruar se bëhej fjalë për një keqkuptim dhe se nuk kërkonte ndërhyrje policore. “Ajo ka theksuar se marrëdhëniet martesore po i zgjidhte përmes një procedure divorci. Është përpiluar një shënim zyrtar, të cilin e ka nënshkruar tashmë e ndjera Ivana. Të gjitha këto rrethana po dokumentohen në detaje dhe do të jenë objekt i analizës së mëtejshme”.

Personi Stojançe Jovanovski është privuar nga liria dhe ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës. “Në vitet e kaluara, nga ana e SPB Shkup janë paraqitur 10 kallëzime penale për vepra të krimit të dhunshëm, delikte pronësore dhe trafikim droge kundër të njëjtit person”, njoftoi Toshkovski.

sqShqip