Mbytet një tjetër pushues në plazhin e Durrësit
Një tjetër pushues është mbytur duke u larë në det në orët e pasdites së të martës në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Sektori Rinia, ku është mbytur duke u larë në det shtetasi Sh. Xh., 76 vjeç.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes së të moshuarit.