Kolumna

Arbër Xhaferi ka vdekur fizikisht por jo edhe intelektualisht, sepse i përjetshëm ka mbetur kujtimi për të

Shkruan: Ejup Berisha

Vdekja e një intelektuali apo e një njeriu shumë të ditur kudo në botë është humbje shumë e madhe jo vetëm për kombin që e ka pasur në mesin e vet, por kjo është humbje e madhe edhe për njerëzimin në përgjithësi. Shkuarja nga kjo jetë e një intelektuali me bagazh shumë të madh dijesh, ideshë dhe konceptesh politike dhe filozofike, është humbje e pakompensueshme për adhuruesit e dijes dhe teorive përparimtare anekënd rruzullit tokësor. E tillë ishte edhe vdekja e Liderit të Partisë Demokratike shqiptare-PDSH Z. Arbër Xhaferi nëntë vite më parë, në të njëjtën datë pra vdekja e tij ishte një humbje pra shumë e madhe për kombin shqiptar. Z. Xhaferi ishte një enciklopedi me miliona faqe që nuk bëhet monotone edhe po e lexove me qindra e mija herë, edhe pse të njëjtin nuk mund ta lexonte dhe ta kuptonte lehtë dhe në mënyrë autentike dhe deri në fund shumkushi. I ndjeri Z.Arbër Xhaferi ishte gjithmonë aktual, i freskët dhe largpamës në mendime e shpjegime gjatë debateve të shumta që i bënte në opinion, në disa prej të cilave kisha kënaqësinë dhe nderin të jemë prezent edhe vetë unë. Një identifikues shumë i mirë dhe i saktë i problemeve të shumta politike dhe shoqërore, ai gjithashtu ishte edhe sqarues shumë i përpiktë i fenomeneve komplekse politike dhe filozofike. Na mungon dhe përherë do të na mungojë prezenca e tij fizike ndërsa idetë, konceptet dhe teoritë e tija politike dhe filozofike jo sepse ato gjithmonë i kujtojmë dhe i bisedojmë të gjithë ne që i kemi ndjekur dhe i kemi dëgjuar nga vetë i ndjeri Z. Xhaferi. Perendia e shpërbleftë me Parajsë të madhin dhe të pazëvendësueshmin intelektualin Z. Arbër Xhaferi. Intelektuali është e vërtetë se vdes fizikisht, por jo edhe intelektualisht.