Maqedoni

Nga Qeveria përmirësojnë zëvendes kryeministrin Grubi: Statusi i UÇK-së nuk është zgjidhur institucionalisht, por vetëm i “branitellave”

Me tre ditë vonesë, burime të larta nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot i janë përgjigjur pyetjes së disa mediumeve, nëse është e saktë deklarata e zevenedes kryeministrit Artan Grubi që statusi i ish ushtarëve të UÇK-së është zgjidhur në mënyrë institucionale.
Grubi e bëri një deklaratë të tillë para katër ditësh, por nga Qeveria e përmirësojnë, duke theksuar se në mënyrë institucionale është zgjidhur vetem statusi i “branitellave” maqedonas, e jo edhe statusi i ish ushtarëve të UÇK-së.
“Statusi i një formacioni ushtarak zgjidhet me Kushtetutë ose me Ligj. Në Maqedoni kemi vetem ligj për zgjidhjen e statusit të branitellave, por nuk ka as ligj as nen e as paragraf për statusin e UÇK-së”, kanë sqaruar burime të larta nga Qeveria, duke kërkuar të mbeten anonime. Ato kanë shtuar se zv kryeministri Grubi ka mundur pa dashje të ngatërrojë “branitellat” me ish ushtarët e UÇK-së.
“Vetëm Hazbi Lika kur ish zevendes kryeministër ka kërkuar disa herë zgjidhje ligjore për ushtarët e UÇK-së, por siç e dini ai nuk e kishte as përkrahjen e BDI-së e as të Qeverisë. Tani BDI është parti moderne me ministra që shikojnë nga ardhmëria, e jo nga e kaluara”, kanë theksuar këto burime të larta.