Aksidentohet autobusi në Hungari, 8 të vdekur dhe 48 të plagosur
Një aksident i rëndë është shënuar në Hungari, ku të paktën tetë persona kanë humbur jetën pas përmbysjes së një autobusi pasagjerësh.
Të paktën 48 persona të tjerë u plagosën në aksidentin që ndodhi sot herët në mëngjes në qytetin Szabadbattyan, jo shumë larg nga qyteti Szekesfehervar.
Mes të lënduarve ka disa persona që janë në rrezik për jetën, raporton AA.
Policia hungareze tha se ka nisur hetime për shkaqet që çuan në përmbysjen e autobusit dhe përplasjen e autobusit në një urë në autostradë.