Maqedoni

Zjarri në Raoviq dhe Bukoviq ende nuk është fikur, Meliçani i Epërm kërkon helikopterë

Ende është aktiv zjarri në fshatin Raoviq dhe Bukoviq të Sarajit, tha sot Nadica Vëçkova nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Atje po digjet mal i përzier, dje janë rifikur zjarret ekzistuese, a si mbëhshtetje e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Armatës janë kyçur edhe helikopterë nga Mali i Zi të cilët me 12 fluturime kanë lëshuar sasi të mëdha të ujit. Por sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për tokë të veçantë, që edhe pas derdhjes së 17 tonëve ujë, nuk arritën që ta fikin zjarrin tërësisht”, tha V’ëçkova.

Përveç zjarrit në Berovë dhe Veshovë, në Demir Kapi dje është vënë nën kontroll, a aktiv janë zjarret në fshatrat Rakle, Nikodi dhe Toplica të Prilepit.

Vëçkova tha se aktiv është zjarri edhe në fshatin Melniçani i Epërm të Qendër Zhupës, ku mbrëmë në terren kanë mbetur një pjesë e ekipeve, a gjatë ditës së sotme do të shqyrtohet kërkesa e kryetarit të komunës që të intervenohet prej në ajër.