Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Republika e Maqedonisë së Veriut theksoi rolin vendimtar të shqiptarëve në këtë vend si shtet-formues dhe kontribuues për stabilitetin politik dhe avancimin euroatlantik.
“Shqiptarët janë bashkëpunues, konstruktiv dhe demokratik, dhe faktori shqiptar mbetet kyç për qeverisjen dhe stabilitetin institucional,” tha Begaj. Ai vlerësoi gjithashtu marrëveshjen historike të Kornizës së Ohrit dhe përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie funksionale multi-etnike përmes zbatimit të saj të plotë.
Presidenti shqiptar nënvizoi rëndësinë e përfaqësimit të drejtë dhe dinjitoz të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe përdorimin e gjuhës shqipe si element kyç për kohezionin social, stabilitetin institucional dhe perspektivën evropiane.
Ai shtoi se marrëdhëniet midis shqiptarëve në RMV dhe maqedonasve në Shqipëri përbëjnë një urë të fortë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

