Spasovski: Janë arrestuar 17 persona për zjarrvënie
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski përmes rrjeteve sociale njoftoi se deri më tani për zjarrvënie janë arrestuar 17 persona, ndërsa në bisedë informative janë thirrur edhe 16 të tjerë, transmeton Alsat. Spasovski njoftoi se tashmë janë parashtruar tre padi penale dhe dy kundërvajtje.
“Dua të falënderojë të gjithë zjarrfikësit, nëpunësit e policisë, posaçërisht pjesëtarëve e policisë special të cilët ishin gjatë gjithë kohës në terren, pjesëtarët e Armatës, ndërsa mirënjohje të veçantë meritojnë të gjithë qytetarët të cilët u përfshinë në shuarjen e zjarreve”, ka shkruar Spasovski.