Aktivistë nga Komuna e Vrapçishtit me listë të pavarur për zgjedhjet lokale në RMV
Garës në zgjedhjet lokale të tetorit në Komunën e Vrapçishtit do ti futet edhe një iniciativë qytetare me disa aktivistë ë cilët për një periudhë të gjatë kanë qenë aktiv në zhvillimet me interes publik. Vlerësojnë se në pluralizëm duhet shfrytëzuar të gjitha mekanizmat e disponueshëm për të kontribuuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ata thonë se kësaj rradhe kanë vendosur që përmes Këshillit komunal ti artikulojnë idetë dhe programën e tyre. Lista do të ketë laramani njerëzish të profesioneve të ndryshme dhe synojnë të jenë befasi e këtyre zgjedhjeve në komunën e Vrapçishtit!
Nga Iniciativa thonë se do të ju duhet pak kohë deri në konsolidim të plotë kadrovik dhe programor që nisma të arrijë suksesin që planifikojnë edhe kundrejt siç thonë ata opstruksioneve që u bën pushteti.
Thonë se nuk kanë pika të përbashkëta me BDI – në ndërsa janë të hapur për bashkëpunim me subjektet e tjera politike !