Asfaltohet dhe rregullohen trotuaret edhe në një rrugë në Çair
Nga komuna e Çairit njoftojnë se sot u realizua asfaltimi i rrugës “Metodija Mitevski” në Çair, pasi paraprakisht ishin rregulluar trotuaret. Nga komuna thonë se punimet do të vijojnë me fazën përfundimtare, e cila përfshin vendosjen e ndriçimit publik.
“Në Çair po bëhet punë konkrete. Investime reale dhe standard që qytetarët i meritojnë. Çdo rrugë e rregulluar është një hap më shumë drejt një komune më të zhvilluar dhe më të sigurt,” theksoi kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

