Artan Grubi është në arrest shtëpiak.
Por ajo që po shihet qartë është heshtja e disa kolegëve. Deri dje ai i avancoi, i mbështeti dhe i vendosi në poste të rëndësishme. Sot nuk ka asnjë status, asnjë qëndrim, asnjë fjalë. Kjo heshtje flet shumë.
Politika nuk është vetëm kur ka privilegje dhe poste. Kur vjen koha e përgjegjësisë, duhet guxim, qëndrim dhe transparencë. Kush ka përfituar nga politika, duhet të ketë edhe kurajën të flasë hapur.
Po ashtu, rinia e Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të jetë më aktive, më e zëshme dhe më e organizuar. Më shumë postime, më shumë përkrahje dhe më shumë prezencë në opinion. Vetëm kështu mbrohet dhe forcohet një ide politike.
Koha kërkon unitet, angazhim dhe qëndrim. (Artan Aliji)

