Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit publike të ministrit të Drejtësisë, Filkov, duke i cilësuar ato si kërcënime dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në një kumtesë për media, BDI shpreh “pakënaqësi të thellë” dhe thekson se pushteti ekzekutiv nuk ka të drejtë kushtetuese të sugjerojë mënyrën e veprimit të organeve të drejtësisë. Sipas tyre, roli i Ministrisë së Drejtësisë është mbrojtja e integritetit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, veçanërisht në raste të ndjeshme kur ekziston polarizim politik.
Partia opozitare vlerëson se ministri, në vend që të mbrojë sistemin nga presioni politik, po krijon klimë të një vendimi të parapërcaktuar dhe po ushtron presion publik mbi prokurorët dhe gjyqtarët. Sipas BDI-së, deklarata të tilla cenojnë parimin e ndarjes së pushteteve dhe rrezikojnë integritetin e procedurave në zhvillim.
BDI i bën thirrje ministrit që të përmbahet nga çdo ndërhyrje e mëtejshme, ndërsa paralajmëron se nëse kjo praktikë vazhdon, ai duhet të shkarkohet menjëherë për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit.
Gjithashtu, partia njofton se për këto zhvillime do të informojë partnerët strategjikë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe OSBE.

