Ndryshimet do të vlejnë që nga pagat mujore të muajit gusht, kurse do të zbatohen nëpërmjet procedurës së përshpejtuar. Për kryetarët e komunave, propozohet shkallë e re e koeficientit varësisht nga numri i banorëve në komuna të caktuara.
Një grup i deputetëve në Kuvend paraqiti propozim-ndryshimet e 6 ligjeve, me anë të të cilëve rregullohet çështja e rrogave të funksionarëve të zgjedhur dhe emëruar në Maqedoninë e Veriut.
Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së, pret që propozim-ndryshimet, të kalojnë (miratohen) në afatin sa më të shkurtër kohor.
“Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve është që në mënyrë të barabartë e drejtë të ndahen mjetet buxhetor, gjë që rrogat mujore të funksionarëve do të harmonizohen me kushtet reale ekonomike në vend”, tha ndër të tjera deputeti Stojanovski.

