Gjyqi për Artan Grubin po fillon dhe së shpejti do të fillojë për të gjithë “ortaktët” e tij. Do të ketë drejtësi, thotë VMRO-DPMNE.
“E kuptojmë revoltën e qytetarëve për vendimin e autoriteteve gjyqësore me 2 përqind besim nga qytetarët në rastin e Artan Grubit. Kjo pakënaqësi vjen pas 7 vitesh agonie për autoritetet gjyqësore që ishin nën torturë dhe presion politik nga banda kriminale SDS-BDI dhe një seri pandëshkueshmërie për politikanët që u shndërruan nga qytetarë të zakonshëm në oligarkë në shpinë të qytetarëve. Kjo kohë ka mbaruar dhe krimineli dhe deri në fyt në afera Artan Grubi do të mbahet përgjegjës”, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE.
Prandaj, shtojnë nga partia e Mickoskit, pushteti ekzekutiv në këtë rast kishte detyrim ta siguronte të arratisurin dhe se Ministria e Brendshme ka bë këtë.
“Sa i përket hipokrizisë së SDS-së, ajo shihet edhe në faktin se deri dje thanë se qeveria e la të arratisej, ndërsa sot thonë se siguria e tij përpara organeve të zbatimit të ligjit është dakordorduar. E vërteta është se Artani është ortak në krimet e Zaevit, Filipçes, Spasovskit dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësi së bashku”, theksohet te kumtesa e VMRO-DPMNE-së.

