Televizioni Telma ka njoftuar se ka siguruar pamje të personit të dyshuar për vrasje në komunën Staro Nagoriçan. Në videon dy-minutëshe nga një kamera mbikëqyrëse, shihet një burrë me kapuç përpiqet të hapë derën e përparme të një shtëpie. Sipas TV Telma, një grua e moshuar jetonte vetëm në shtëpinë pranë vendit të quajtur Koinski Most. Policia po heton vrasjet e pesë grave që u gjetën në shtëpitë e tyre. Rasti i një vrasësi të mundshëm serial u zbulua pas ndalimit të 25-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e viktimës së fundit, për të cilën prokuroria raportoi se kishte përcaktuar se ajo nuk vdiq nga shkaqe natyrore, por nga dhuna.

sqShqip