BDI ka reaguar lidhur me ngjarjen e organizuar nga kryetari i Shkupit Orce Gjeorgjievski, me rastin e 100 ditëve të para të tij në këtë post. Sipas integristeve Shkupi është qytet dygjuhësh dhe se përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha aktivitetet zyrtare dhe publike është i detyrueshëm sipas ligjit dhe Marrëveshjes së Ohrit.
Çdo aktivitet që e injoron gjuhën shqipe paraqet shkelje të të drejtave të shqiptarëve dhe kërcënon barazinë kushtetuese, thonë nga BDI.
BDI kërkon respekt të plotë për statusin e gjuhës shqipe dhe fton institucionet të sigurojnë përfshirje të drejtë dhe të barabartë të shqiptarëve në jetën publike.

