Nxënësi i shkolles tonë Leart Rexhepi, i cili ka shkëlqyer në Olimpiadën Ndërkombëtare NEO Science Olympiad 2025–2026, e mbajtur më 7 shkurt 2026.
🔬 FIZIKË
🥇 Medalje e Artë – Vendi i dytë në rang global
➡️ Renditje unike ndërkombëtare (vetëm një pjesëmarrës për vendin e parë, të dytë dhe të tretë).
📐 MATEMATIKË
🥈 Medalje e Argjendtë
➡️ I renditur në grupin e dytë të performancave më të larta.
🌍 Në këtë olimpiadë morën pjesë mbi 1000 nxënës nga rreth 30 shtete të botës, çka e bën këtë arritje edhe më të vlefshme dhe domethënëse.
🎉 Urime Leart për përkushtimin, punën e palodhur dhe rezultatet mbresëlënëse!
👏 Jemi krenarë për ty dhe të dëshirojmë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen!

