Fauci: Vaksinat anti-Covid do të bëhen të detyrueshme për të gjithë
Sipas Anthony Fauci, sapo Shtetet e Bashkuara të Amerikës të japin miratimin e plotë për një apo më shumë vaksina kundër Covid 19 – që deri tani autorizohen vetëm nga autoritetet zyrtare do të ketë një valë detyrimesh për të punësuarit në shumë sektorë të ndryshëm, që të vaksinohen kundër virusit, shkruan Rai News
Sipas ekspertit të lartë amerikan, kolegjet, shkollat, kompanitë private, grupet sipërmarrëse, spitalet e kështu me radhë do të kenë mundësi të bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për nëpunësit e tyre.
Ai tha gjithashtu se ekziston mundësia që disa persona do të kenë nevojë për një dozë përforcuese. Të parët që do të marrin dozën e tretë do të jenë të moshuarit, ndër të tjera kushdo që jeton pranë një fëmije do të duhet të jetë i vaksinuar sipas Faucit, sidomos në shkolla.
Ai këmbënguli se në shtator të gjithë fëmijët dhe të rinjtë duhet të rifillojnë normalisht shkollën, pra duke qenë të pranishëm fizikisht. Por për këtë arsye duhet që kushdo që do të jetë në kontakt me ‘ta të mbajë maskë dhe të jetë i vaksinuar për shkak të përhapjes së variantit Delta sidomos tek më të rinjtë, përfundoi Fauci.
Rikujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar 36,543,338 raste dhe 633,116 viktima që nga fillimi i pandemisë.