Kosovë

Rrahje masive në magjistralen Prishtinë-Podujevë, raportohet edhe për të therur

Një rrahje masive ka ndodhur në fshatin Lebanë, përkatësisht tek hyrja për në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes dhe sipas tyre disa persona kanë mbetur të therur.

LËNDIM I RËNDË TRUPORË & ARMËMBAJTJE PA LEJE /Fsh. Trudë, Prishtinë 07.08.2021 – 17:25. Është raportuar se në hyrje të autostradës te rrethi janë përfshi në rrahje disa persona. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar pesë viktima meshkuj kosovar të lënduar të cilët kishin qenë me dy automjete me targa vendore. Viktimave në vendin e ngjarjes ju ka ofruar ndihma mjekësore, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në QKUK dhe mbeten për tretman mjekësor. Sipas viktimave pas një mosmarrëveshje në trafik ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar të cilët kishin qenë me dy vetura me targa të huaja dhe pas sulmit të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjete dhe sekuestruar një thikë dhe një vegël pune të cilat dyshohet se ishin përdorë në rast. Rasti vazhdon të hetohet.