September 28, 2024
Maqedoni

Nga 16 gushti s’ka dasma në ambiente të mbyllura, në kafene vetëm me vërtetim se jeni të vaksinuar

Për shkak të rritjes drastike të të infektuarve me Covid-19, Qeveria mbëmjen e sotme solli vendim për ndalesë të organizimeve të dasmave dhe llojeve të tjera të festave ne ambiente të mbyllura.

Më poshtë mund t’i lexoni vendimet e Qeverisë.

-Deri më 15 gusht, të gjitha objektet hotelierike të regjistruara për festimet lejohen të punojnë në ambiente të mbyllura, vetëm me masat KOVID-19, deri në 40% të kapacitetit dhe maksimum prej 250 mysafirësh, sipas protokolleve ekzistues në fuqi.
-Për klubet e natës (diskoteka), kabaret, baret, ndalimi i punës në pjesën e mbyllur të ndërtesës mbetet, përveç në pjesën e hapur (tarracat) me 50% të kapacitetit të hapësirës dhe një numër të kufizuar vizitorësh deri në 1.000 vizitorë, sipas protokolleve ekzistues.

– Nga 15 gushti, puna dhe organizimi i çdo lloji të ngjarjeve të brendshme në të gjitha objektet hotelierike (dhe kafenetë), përfshirë festimet në objektet e hotelierisë të regjistruara për festime ose lloje të tjera të objekteve të tipit të mbyllur është plotësisht e ndaluar.

-Nga 15 gushti, do te kerkohet konfirmim i detyrueshëm për imunizimin, të paktën dozën e parë, me një shërbim të detyrueshëm sigurie për të kontrolluar paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit kur hyni në çdo lloj objekti, përfshirë objektet e hotelierisë, ku ka më shumë se 30 persona të pranishëm , për çdo ngjarje (festim, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore ose sportive).

– Paraqitja dhe posedimi i një certifikate për imunizim – të paktën doza e parë e vaksinës, u referohet personave mbi 18 vjeç.