Fushata zgjedhore fillon më 27 shtator, kandidatët duhet të paraqiten deri me 11 shtator
Listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale u dorëzohen komisioneve komunale të zgjedhjeve deri më 11 shtatori në orën 24. Fushata zgjedhore fillon më 27 shtator dhe zgjat deri më 15 tetor në mesnatë kur fillon heshtja zgjedhore para votimit të 17 tetorit. Shortet për përcaktimin e renditjes në fletëvotimin do të hidhen më së voni deri më 23 shtator. Atë ditë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të organizojë nënshkrimin e kodeksit zgjedhor për zgjedhje korrekte dhe demokratike me përfaqësuesit e parashtruesve të listave. Mbledhja e nënshkrimeve për parashtrimin e listave të pavarura do të fillojë më 16 gusht dhe do të zgjasë 15 ditë. Shqyrtimi publik i listës së zgjedhësve do të fillojë më 21 gusht dhe do të zgjasë deri më 9 shtator në mesnatë.
“Kur jemi te shqyrtimi publik, i informojmë qytetarët se pavarësisht nga shqyrtimi publik, i cili sipas ligjit është i detyrueshëm gjatë zgjedhjeve të shpallura, ne si KSHZ, në përputhje me ligjin, e azhurnojmë listën e zgjedhësve katër herë në vit dhe në mënyrë elektronike në faqen e internetit qytetarët mund ta kontrollojnë në çdo kohë, 24 orë. “- deklaroi Boris Kondarko – anëtar i KSHZ-së.
Më 16 tetor, kur heshtja zgjedhore do të jetë në fuqi, do të votojnë persona e sëmurët. Afati i fundit për regjistrimin e tyre është shtatë ditë para zgjedhjeve. Vëzhguesit dhe përfaqësuesit e misioneve dhe ambasadave ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve do të mund të aplikojnë deri më 6 tetor. Partitë, nga ana tjetër, më së voni deri më 1 shtator do të marrin njoftim nga KSHZ -ja për të emëruar përfaqësuesit dhe zëvendësit e tyre në këshillat zgjedhore, ndërsa ato duhet t’i dorëzojnë propozimet e tyre brenda pesë ditëve.
Alsat