Ramiz Merko kandidat i BDI-së për Strugën
Kreu aktual i Komunës së Strugës Ramiz Merko do të kandidojë edhe për një mandat tjetër në këtë Komunë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti informon Tetovasot
Një gjë e tillë u konfirmua sot edhe nga vetë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, gjatë një tryeze për Marrëveshjen e Ohrit të organizuar në Strugë ku i pranishëm ishte edhe z.Merko.
“Kam kënaqësinë e madhe që ne emër të kryetarit Ali Ahmeti të ju njoftoj se z.Ahmeti ka vendosur që Ramiz Merkon t’ia propozojë Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së për një mandat të ri dhe për një fitore të re në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ku do ta korrim fitoren e radhës”, tha zv.kryeministri Artan Grubi.
Ndryshe BDI pritet ti shpallë këto ditë gjithë kandidaturat për komunat tjera.