Joana Sarafimovska është emëruar ushtruese detyre drejtoreshë e Institucionit Kombëtar Qendra e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë.

Ajo ka përvojë shumëvjeçare profesionale në këtë institucion, ku ka qenë e angazhuar si bashkëpunëtore profesionale për veprimtari dramatike.

Emërimi është bërë në fund të javës së kaluar nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.

Sarafimovska zë vendin e Sasho Todorovskit, i cili e ka ushtruar funksionin e drejtorit për dy mandate radhazi.

sqShqip