Temperaturat e larta në vend do të vazhdojnë deri në fund të javës
Temperaturat e larta në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë deri në fund të javës. Faza portokalli do jetë aktive deri të enjten ku temperaturat do të arrijnë deri në 42 gradë celsius. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që derisa zgjat faza portokalli të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik. Të shmanget dalja në diell nga ora11-16 të pasdites. Qytetarët të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kenë kujdes me ushqimet.
“Vendi ynë ende ndodhet nën ndikimin e masës shumë të nxehtë të jugut, kështu që sot dhe gjatë dy ditëve të ardhshme do jetë mot i qëndrueshëm dhe shumë i nxehtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit dhe deri të enjten do jetë fazë portokalli në gjithë territorin e vendit. 1:02 Përskaj motit të nxehtë gjatë ditëve të ardhshme do kemi vranësira lokale ndërsa të enjten në mbrëmje dhe natën e së premtes dhe të premten do kemi de stabilizim të motit e cila do shoqërohet me shi, vetëtima dhe erë të fuqishme”- deklaroi Juliana Fidanovska Mishkoska, Enti Për Punë Hidrometeorologjike.