Maqedoni

Arrestohet 43-vjeçari nga Haraçina, kërkohej me fletarrest ndërkombëtar

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm, policia ka arrestuar një banorë nga Haraçina e Shkupit, i njëjti kërkohej me fletarrest ndërkombëtar.

“Është arrestuar S.J. (43) nga Haraçina. S.J kërkohej me fletarrest ndërkombëtar dhe me urdhër për vuajtje të dënimit me 3 vjet e 5 muaj burg. Personi në fjalë është i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg për tregti ndërkombëtare të lëndëve narkotike”, njoftojnë nga MPB.