Në kohën kur LSDM po përballet me rezultatin më të dobët në historikun partiak dhe në periudhën e përplasjeve brendapërbrenda, socialdemokratët po mbajnë kongresin partiak për gjendjen e krijuar.

Në kongres nuk janë të pranishëm dy nga zërat më kritik të kohës së fundit Petre Shilegov e Jovan Despotovski.

Kryetari i partisë Venko Filipçe tha se VMRO-DPMNE nuk do të mund ta shkatërrojë partinë LSDM.

“Planet e tyre për shkatërrim të LSDM-së. Lëvizje e re me ekipe dhe parti e re me kuaj të trojës që i filluan shokët tanë, që ulen në dy karrige e punojnë për interesat e pushtetit. Sulmi i parë ishte në vitin 2021 kur u formua Lëvizja ZNAM. VMRO dëshiron opozitë të kontrolluar, opozitë të ndarë dhe të copëtuar. Me ZNAM-in patën sukses por tani qartë u them se nuk do u kalojë plani. LSDM nga kjo del më e fortë, më e mirë dhe më kompakt. Ju bëj me dije se nuk do të na shkatërroni dhe nuk do të na heshtni”, tha Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së.

Filipçe akuzoi se Mickoski është ulur në prehrin e liderëve autoritat të Ballkanit dhe po e largon shtetin nga bota demokratike. Akuzon se Qeveria është e shantazhuar dhe e blerë me projekte nga Vuçiqi dhe Orbani.

“Ne ofrojmë ekonomi të dinjitetshme, strategji ekonomike e cila do të fokusohet në të hollat që që ju i paguani në buxhet që përsëri të kthehen tek ju përmes pagave më të larta. Arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë dhe pensione më të larta. LSDM nuk angazhohet vetëm për pagë minimale por për pagë të dinjitetshme për jetë. Për të rinjtë qendër digjitale e jo të bëhemi eksportues të fuqisë punëtore. Për pensionistët rritje të garantuar që do ta ndjekë inflacionin, që të mos jenë të detyruar të zgjedhin mes ushqimit dhe barnave”, shtoi Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së.

Në kongresin e partisë u panë edhe ish-zyrtarë të lartë të këtij subjekti në mkesin e të cilëve edhe ish kreu i partisë Buçkovski ndërsa morën pjesë edhe përfaqësues të partive të tjera politike në vend. /Alsat.mk

sqShqip