Më 23.01.2026 në orën 08:50 në Stacionin e Policisë së Vinicës, një grua 86-vjeçare nga Vinica ka denoncuar se është mashtruar nga një person i cili i ka marë 30,000 euro.
Sipas denoncimit, personi e ka kontaktuar atë me telefon, është prezantuar si mjek nga Sllovenia dhe i ka thënë se vajza e saj, e cila ishte me punë të përkohshme në Slloveni, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe se një shumë e caktuar parash ishte e nevojshme për ta operuar, shkruan Lideri.mk
Duke i besuar gënjeshtrës, e moshuara i ka tërhequr paratë nga një bankë dhe, siç i është thënë, në oborrin e shtëpisë familjare, ia ka dhënë paratë një personi që ishte dërguar për t’i marrë ato. Pasi ka folur më vonë me vajzën e saj, ajo e ka kuptuar se është mashtruar.

